/2L ONLINE/ – Është korrekte që pushtetit me ia pranua punët e mira, kur ajo i bënë, por po ashtu edhe me kritikua kur projektet e saja nuk janë në interes të qytetarit, por keqpërdorën për interesa personale apo grupore. Kur i shikon projektet e Komunës së Gjilanit, të krijohet përshtypja se këta dinë vetëm me qelë kanale dhe me shtrua asfalt. Asfalti edhe është i domosdoshëm, por aty ku duhet, aty ku përmirësohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, e jo vetëm sa për të hapë tenderë dhe për të shikuar ndonjë përfitim tjetër, individual apo grupor.
Është fakt se qarkullimi i automjeteve në trafik, nëpër qendrën e qytetit është shumë i ngarkuar, sidomos në periudhën e verës kur edhe vijnë bashkatdhetarët nga diaspora. Kapacitetet hapësinore nuk lejojnë që në qendrën e qytetit të bëhet zgjerim i rrugës, dhe se alternativat duhet kërkuar jashtë qendrës së qytetit duke kërkuar mundësi për shkarkimin e qarkullimit të automjeteve nga qendra e qytetit.
Por, projekti i komunës për zgjerimin e rrugës në katër korsi në dalje të qytetit në drejtim të Bujanocit, assesi nuk e arsyeton qëllimin e komunës për të përmirësuar qarkullimin rrugor, përkundrazi do ta ngarkonte edhe më shumë qarkullimin, sidomos nëpër qendrën e qytetësit sepse, katër korsi nuk mundë t’i përballojë qendra e qytetit. Qyteti nuk duhet ngarkuar edhe më shumë sepse fyti i sajë është i ngushtë për të përballuar një fluks më të madh të automjeteve.
Komuna këto mjete ka mundur t’i drejtojë në projekte tjera ku do të zgjidhej ndonjë problem për qytetarët, si shembull në Lumin Mirusha e cila ka mbet e papërfunduar. Në fakt, aty ku ju ka dashtë bizneseve të afërta me politikën, për të hapë rrugë për ndërtimin e objekteve banesore, aty Mirushën e kanë mbuluar e kanë bë autostradë, siç është rasti prej Hotelit në drejtim të Malishevës.
Mirusha diku e mbuluar diku e hapur, paraqet rrezik për qytetarët, posaçërisht në rastet kur mund të kemi të reshura atmosferike, siç u pa me rastin e të reshurave në Maqedoni dhe pasojave të mëpastajshme. /2L ONLINE/