Vazhdon bashkëpunimi me Shoqatën Ekonomike Kulturore ”Qëndresa Kosovare”, me përkrahje nga populli i Kuvajtit për Komunën e Vitisë.
Sot Vitinë e vizitoi delegacioni nga shoqata “ Qëndresa Kosovare”, ku nën shoqërinë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorit të DKA-së kanë vizituar objektet ku planifikohet qe ne te ardhmen të bëhen punime.
Kryetari i Komunës, Sokol Haliti kohë më parë ka lidhur një memorandum bashkëpunimi me shoqatën në fjalë për investime në sferën e shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe sferën sociale.
Islam Cakaj, drejtor në shoqatë u zotua që së shpejti do të fillojnë punimet në objektin e shkollës së vjetër në Drobesh, ku sipas planifikimit të komunës do të shndërrohet në çerdhe publike.
Gjithashtu, premtoi që në të ardhmen do të punohet edhe në renovimin e shkollës së vjetër në Lubishtë, që sipas planifikimit komunal, do të shndërrohet në Ambulantë të Mjekësisë Familjare. /2LONLINE.com/