Bashkë me kandidatët për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjilan, profesionistë shëndetësor, vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për tu informuar nga afër me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky sektor i rëndësishëm i shëndetësisë në përballje me pandeminë.
Programi ynë qeverisës për katër vitet e ardhshme ka prioritet krijimin e standardeve të larta në menaxhimin shëndetësor në të gjitha institucionet.
Kemi paraparë të formohen ekipe të Kujdesit Shëndetësor në shtëpi për të gjithë qytetarët në nevojë, sikurse shtimin e kapaciteteve mjekësore në ambulanta ku ka frekuentim të madh.
Po ashtu, prioritet i yni do të jetë vendosja e sistemit Informativ Mjekësor në Komunë, kartela shëndetësore dhe subvencionimi i lindjeve.
Programi ynë garanton punësimin e të gjithë të diplomuarve në mjekësi.
Jemi shumë të vendosur për një Gjilan modern dhe lehtësisht të jetueshëm.
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/