Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me u.d drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit Mirhane Morina, dhe Drilon Ramabaja pjesë e taskforcës së DKA-së, kanë pritur në takim drejtorin ekzekutiv të “Teach For Kosova” Egzon Gashi, drejtorin e programit Samir Shahini, dhe menaxherin e marketingut dhe operacioneve Dardan Hajrizi.
Në këtë takim është diskutuar mundësitë dhe nevojat e Komunës së Kamenicës për programin “Teach For Kosova“.
Kryetari Kastrati ka thënë se ky program është i qëlluar dhe mjaft i nevojshëm për cilësinë në arsim.
“Ju përgëzoj për iniciativën. Ne prioritet kemi cilësinë në arsim dhe çdo hap që ndihmon arsimin ne e përkrahim. Për këtë jemi të hapur për të bashkëpunuar me juve për këtë program pasi që është mjaft i qëlluar”, ka thënë ai.
Drejtori ekzekutiv i “Teach For Kosova” Egzon Gashi ka falenderuar kryetarin Kastrati për gatishmërinë për takim, duke thënë se ky program është më se i duhur për reformat në arsim.
“Qëllimi i projektit është rekruetimi i mësimdhënësve ose individëve që kanë performancë të lartë në arsim, dhe duan të kontribuojnë në silësin në arsim. Ne me këtë program synojmë t’i identifikojmë nevojat dhe problemet që kanë komunat e kjo do të mund të shihet pas disa vitesh”, ka thënë ai.
Drejtori i programit Samir Shahini tha se ky program mundëson që përmes trajnimit pesë javësh, personat të cilët kanë një CV të mirë dhe prirje të lartë, edhe nëse nuk e kanë të përfunduar Fakultetin e Edukimit të mund të punojnë si mësimdhënës.
Ndërsa u.d drejtoresha e DKA-së, Mirhane Morina-Bislimi tha se ky program është i mirëpritur pasi që tani Komuna e Kamenicës ka filluar edhe me hapjen e Qendrave Mësimore me bazë në shkollë.
Të gjithë të interesuarit për aplikim në programin “Teach For Kosova”, mund të klikojnë në linkun më poshtë. Kanë mbetur edhe pakë ditë para përfundimit të afatit.
https://www.teachforkosova.org/apliko-tani.html…