(2LONLINE) – Në nder të 6 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, shkolla e mesme teknike ‘’Mehmet Isai’’ në Gjilan në bashkëpunim me nxënësit dhe profesorët e saj, si dhe me drejtorinë e shkollës kanë përgatitur një program të shkurtër festiv i cili përmbante valle, poezi e recital. Programi është mbajtur në teatrin e qytetit të Gjilanit , ku morën pjesë nxënës profesor e prindër të shumtë.
Të kënaqur mbetën të jenë nxënësit e kësaj shkolle, kjo sipas tyre sepse ata kanë mundësinë të festojnë së bashku për nder të kësaj feste madhështore me gjithë qytetarët e Kosovës.
Në një fjalë rasti drejtori i shkollës së mesme teknike ‘’Mehmet Isai’’ në Gjilan, Florim Bajrami, theksoi se tashmë kjo shkollë e ka bërë traditë që për çdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës , ajo të organizon evenimente të tilla. Bajrami me pas para nxënësve shtjelloi historinë e popullit të Kosovës nëpër vite , dhe rrugëtimin e saj deri tek pavarësia e vendit në vitin 2008.
Përveç programit festiv , në nder të 17 shkurtit kjo shkollë organizoi edhe një kuiz me nxënës . Në kuiz ishin të përzgjedhur 4 grupe me nga 3 anëtarë secila , nga të gjitha drejtimet e kësaj shkolle. Në kuizin i cili përmbante nga 5 pyetje për një raund , fitues doli të jetë grupi i parë nga drejtimi kimi-teknologji me më së shumti pikë të mbledhura ndërsa vendin e dytë e mori grupi i tretë i drejtimit të makinerisë.
Në kohën kur po mbahej kuizi dhe programi festiv nga shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”, përballë teatrit të qytetit të Gjilanit , po ashtu nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan në mënyrë të organizuar festuan sot 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës me këngë e me valle./E.J/ 2lonline/