Ka ndërruar jetë Prof. Mr. Sc. Adem Muratit. Do të jetë mungesë jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë arsimdashsit e shkollës shqipe si dhe mbarë veprimtarët e fushave të ndryshme, posaçërisht të gjurmimeve të historiografisë shqiptare.
Shkruan: Sami ARIFI
Prof. Mr. Sc. Adem Murati u lind më 1946 në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë, ai ishte kontribues i madh i arsimit shqip, posaçërisht i fushës së gjurmimive historiografike, por edhe i fushave tjera. Prof. Adem Mura shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje, tetëvjeçarën në fshatin Pozheran, ndërsa Shkollën Normale në Gjilan në vitin 1966. Ai në vitin 1970 në Shkup kreu Shkollën e Lartë Pedagogjike, grupi Histori-Gjeografi, ndërsa fakultetin dhe studimet pasuniversitare i kreu në degën e historisë në Universitetin e Prishtinës.
Prof. Adem Murati magjistroi në temën “Zhvillimi ekonomiko-shoqëror i Kosovës nga fundi i shek. XVIII dhe në deceniet e para të shek. XIX.
Ai gjerë më tani ka shkruar shumë punime, trajtime, redaktura dhe recensione shkencoro-historike, ai me punimet e tij shkencore u paraqit në hapësirat shqiptare, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, prof. Adem Murati ishte edhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, që nga themelimi im saj, që nga viti 1991 dhe pastaj ai kreu detyrën e sekretarit të kësaj Lidhje.
Mr. Sc. Adem Murati fillimisht punoi mësimdhënës në Tërpezë, Pozheran, Gjilan e në Viti, ai ishte udhëheqës i arsimit për komunën e Vitisë gjatë viteve 1993-2001, inspektor, zyrtar dhe shef i Drejtorisë së Arsimit për Komunën e Vitisë.
Ai publikoi një varg veprash të ndryshme nga lëmi i historisë. Prof Mr. Sc. Adem Murati ishte autor i shumë librave: “Jeta dhe vepra e Idriz Seferit”, 2002, në të njejtin vit botoi edhe monografinë: “Ramadan Agushi, Veprimtar i lëvizjes për Bashkimin e Shqipërisë Etnike (1919-1991)”, ndërsa në vitin 2011 “Ballaca dhe Dëshmori Muharrem Kurteshi”, ai botoi librin “Lëvizja Kombëtare për Arsimin Shqip, Mulla Syla-Mësues dhe Veprimtar i Dalluar.
Mungesa e tij gjithmonë do të jetë zbraztësi e hulumtimeve të historiografisë shqiptare.
Qoftë i paharuar kujtimi për Prof. Mr. Sc. Adem Muratin, pushoft i qetë në dritën e pashterrshme në amshim. /2LONLINE.com/