Të zhdukni aknet nga fytyra ju duket e vështirë? Me këto produkte efektive natyrale nuk do të ndieni më bezdi nga aknet .Ja cilat janë ato dhe si t’i përdorni!
Lëng limoni: ashtu si uthulla e mollës, lëngu i limonit përmban acid. Ai përmban Laskorbik, një astringent natyror dhe antioksidant, thotë Dr. Jaliman. “Fërkojeni në akne me një top pambuku dhe lereni gjatë gjithë natës”, sugjeron ajo.
Hudhër: ka veti antiseptike dhe antibakteriale, të cilat mund t’ju ndihmojnë kur është fjala për eliminimin e akneve nga fytyra. Dr. Jaliman sugjeron të bëni një pastë me hudhër të grimcuar dhe ujë, duke e aplikuar direkt mbi akne, lajeni pas 5 minutash.
E bardha e vezës: e bardha e vezës është një sekret i vjetër bukurie,” thotë Dr. Krant. “Proteinat dhe vitaminat që ndodhen në të bardhën e vezës ju ndihmojnë për të forcuar dhe nxjerrë vajrat nga lëkura, duke zvogëluar kështu inflamacionin.” Dr. Jaliman rekomandon të lyeni me të bardhë veze zonat ku keni akne dhe lerini 10 minuta para se t’i shpëlani me ujë.