Shkruan: Sabedin SINANI
Aleanca Veri-Atlantike që nga themelimi i saj me 4 prill 1949, në fokus kanë qenë vlerat e demokracisë dhe lirisë, vlera euroatlantike, vlera këto të cilat janë lëkundur pas agresionit Rus në Ukrainë.
Tashmë është e qartë për çdo instancë të sigurisë Euroatlantike, se putinizmi si doktrinë është kërcënim direkt i lirisë në botën e cila nuk është në influencë ruse.
NATO si duket tashmë është më vigjilente, ka kërkuar nga shtetet anëtare që të rrisin buxhetet për ushtritë përkatëse, dhe është në kërkim të unifikimit edhe më të madh në mes anëtarëve, që të jetë e përgatitur dhe të reagojë në mbrojte të secilit vend anëtar të NATOS, sipas kapitullit të V të Aleancës, natyrisht këtu përfshihet edhe Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë pas agresionit serb ne Banjskë.
LEXO EDHE: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO (pjesa I)
LEXO EDHE: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO (pjesa II)
NATO ka shtuar numrin e ushtarëve në kuadër të misionit të sajë KFOR-it, si përgjigje dhe gatishmëri ndaj çdo sulmi eventual.
Gjithashtu vendet Euro-Aatlantike po përgatiten edhe për mbrojte nga lufta hibride, që po zhvillohet sidomos ne Ballkanin Perëndimor (në Mal të Zi dhe vende të tjera) ku identitetet emocionale po shfrytëzohen si palë të dobëta për urrejtje dhe konflikte latente!
Ndonëse shpeshherë zyrtarë nga Brukseli kanë përmendur dhe dënuar agresionin serb në Banjsko në Veri të Kosovës, përderisa teknokratet e BE-së janë thirrur se pritet te vlerësohen thellë dhe ngadalë zhvillimet që quan deri te sulmi ndaj policisë së Kosovës.
Tani më gjithçka është e qartë, se pas sulmit në Veri të Kosovës asgjë më nuk mund të thuhet se do jetë si më parë!
Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe marrëveshja e dakorduar në Bruksel për themelimin e një Asociacioni për komunat të banuara me shumicë serbe, Kosovës do të duhej ti ofrohej së paku programi – Partneritetit per paqe si një nga hapat drejt anëtarësimit të plotë, dhe ky momentum do të duhet ta shfrytëzojë pala kosovare në bisedime.
Fundja në këtë Aleancë vendimet janë politike, ashtu siç është rasti i fundit i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, kjo për arsye të dyfishimit të kufirit të Aleancës Veri Atlantike me Rusinë.
Çdo zgjerim i NATO-s duhet të bëhet me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare – pra ratifikimin e aplikimit për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera, dhe për të ndodhur kjo, duhet që ti bindim aleatët tanë, se Republika e Kosovës është partnere e besueshme dhe e qëndrueshme e NATO-s. /2LONLINE/
/FUND/
Autori është themelues i Organizatës “Këshilli Atlantik i Kosoves”
LEXO EDHE: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO (pjesa I)
LEXO EDHE: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO (pjesa II)