DYLON

Pensionohet Seniha Hajrullahu, Zyrtare e Auditimit të Brendshëm në KRU Hidromorava

Pensionohet Seniha Hajrullahu, Zyrtare e Auditimit të Brendshëm në KRU Hidromorava
Avatar photo Redaksia

KRU “Hidromorava” organizoi një ceremoni të veçantë për pensionimin e Seniha Hajrullahut, Zyrtares së Auditimit të Brendshëm në KRU Hidromorava.

Ceremonia u organizua në shenjë nderimit dhe falënderimit të thellë për angazhimin dhe kontributin e saj të shquar gjatë gjithë viteve të shërbimit të saj në kompaninë KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan.

EkoHigjiena

Stafi i KRU Hidromorava, duke përfshirë drejtuesit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tjerë gjatë ceremonisë të pensionimit të zonjës Seniha Hajrullahu shprehën mirënjohje dhe nderime të thella për angazhimin dhe punën e shquar të cilën zonja Senihaje, e ka kryer ndër vite me integritet dhe ndershmëri të lartë, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Gjithashtu edhe Menaxhmenti i KRU Hidromorava ka shprehur falënderime për kontributin e saj të shquar në fushën e auditimit të brendshëm. Kjo ka përfshirë jo vetëm angazhimin e saj në përmirësimin e performancës financiare dhe operative të kompanisë, por edhe për drejtimin e saj me ndershmëri dhe integritet të lartë.

Për shkak të përkushtimit të saj të vazhdueshëm dhe aftësive të shquara profesionale, Zonja Senihaje Hajrullahu ka kryer detyrat e saj me një nivel të lartë të përgjegjshmërisë dhe kujdesit ndaj integritetit korporativ.

Pjesëmarrja masive në këtë ngjarje dëshmon respektin dhe vlerësimin që stafi i KRU Hidromorava ka për kontributin e jashtëzakonshëm të Zonjës Senihaje.

Me këtë rast, KRU Hidromorava shpreh edhe njëherë urimet më të sinqerta për pensionimin e Zonjës Senihaje Hajrullahu, duke i dëshiruar një pensionim të mbushur me shëndet, lumturi dhe gëzime në kapitullin e ri të jetës së saj, thuhet në fund të njoftimit të Hidromorovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.