Problematika e mungesës së teksteve për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës ekziston kohë të gjatë dhe nxënësit akoma marrin pjesërisht shënime gjatë orëve të mësimit një praktikë e vjetruar mësimore.
Drejtori i shkollë së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu duke folur për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit është shprehur kjo problematikë vështirëson funksionimin normal të procesit mësimorë.
Ai theksoi për “radioevropa e lirë”se mësimdhënësit mundohen por se së bashku me nxënësit gjenden në forma të ndryshme për mësimin.
“Përkthimi I leksioneve nga serbishtja, anglishtja dhe në formën që secili mundet. Fatmirësisht në shkollën tonë kemi televizorë në çdo klasë dhe lehtësohet situata. Faktori numër 1 është nxënësi e pastaj vijnë librat, ne të parën e kemi ndërsa të dytën jo”, ka deklaruar Fejzullahu.
Sipas tij për shkollën e mesme janë siguruar vetëm 4 libra për gjuhën amtare nga viti i parë deri në të katërtin ndërsa nevojiten afro 300 libra tjerë.
Burimi: Titulli.com