Është përuruar, sot, stadiumi ndihmës në Boka-Boka, në Korishë të Prizrenit.
Në këtë ceremoni të përurimit të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi si edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ky stadium kishte kohë që kishte filluar të ndërtohej, por më në fund kanë përfunduar punimet me një përkushtim të madh të ministrisë dhe Federatës së Futbollit dhe Komunës së Prizrenit.
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh se ministria në bashkëpunim me Federatën e Futbollit me këtë stadiumin po tregon seriozitetin që ka në përmirësim e infrastrukturës sportive andembanë Kosovës.
Ndersa, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka gjatë këtij përurimi u shpreh se tanimë në Prizren përpos këtij stadiumi do të investohet edhe në stadiume tjera ndihmëse, për ti krijuar hapësirë sportadashësve të këtij qyteti.
Kurse, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së pari falendëroj ministrin Gashi për përkushtim e tij dhe pohoi se ata do të vazhdojnë ndërtimin e stadiumeve të ndryshme në çdo cep të Kosovës.