Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi mendon se privatizimi i Bajës së Bujanocit është e vetmja zgjidhje dhe më e rëndësishme.
“Pres që pas privatizimit,Baja e Bujanocit të bëhet forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik të komunës jo vetëm turizmit por edhe bujqësisë dhe ekonomive tjera”, ka thënë Kamberi për media serbe, transmeton Titulli.com.
Ai shtoi ky subject ekonomike është i rëndësishëm për qeverisjen lokale dhe se temë diskutimi do të jetë edhe më kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.
Kamberi ka shtuar se është ën dijeni që do të fillojë procesi i privatizimit për tri baja në Serbi mes të cilave edhe Baja e Bujanocit.
Deri më tani procesin e privatizimit të Bajës së Bujanocit e ka bllokuar padia gjyqësore nga fondi pensional dhe invaliditet.
BURIMI: Titulli.com