KB Prishtina e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në FIBA Europe Cup. Kampionia e Kosovës në basketboll triumfoi në ndeshjen e parë të edicionit të ri kundër Apoel Nicosias, me rezultat 93:74, në duelin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Ndërkaq, sonte në orën 20:00, KB Prishtina do të përballet me skuadrën gjermane, Medi Bayreuth në kuadër të ndeshjes së dytë të grupeve për këtë edicion në FIBA Europe Cup.
Bardhekaltrit janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe synimi është vetëm fitorja. Pjesë e këtij grupi janë edhe Ventspils e Letonis dhe Apoel Nicosia e Qipros.
Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin në Kosovë, Kupën dhe Superkupën, derisa gjithashtu edicionin e kaluar arriti suksesin më të madh në FIBA Europe Cup, duke arritur në top-16, kurse hera e parë që mori pjesë në këtë garë ishte viti 2015.