Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ferizaj me rezultat 0-2. Por, duket se prishtinasit nuk kanë mbetur të kënaqur nga ndarja e drejtësisë në këtë takim.
Në raportin e ndeshjes, faqja zyrtare e klubit ka reaguar ndaj gjyqtarit gjilanas, Mervan Bejtullahu.
FC Prishtina ka shkruar se ndëshkimi i Endrit Krasniqit me karton të verdhë është tendencioz, pasi mesfushori kryesor i bardhekaltërve do të mungoj ndaj Dritës.
Reagimi i plotë i klubit:
“Prishtinasit nuk iu gëzuan fitores edhe aq, skuadra ndjehet e revoltuar maksimalisht me ndëshkimin, duket tendencioz, me karton të verdhë të Endrit Krasniqit, sot lojtarit më të mirë në ndeshje, nga gjyqtari gjilanas Bejtullahu, çka e suspendon mesfushorin në duel direkt kundër Dritës të enjten.
Prishtina i ka fal gjithmonë gabimet e gjyqtarëve (penalltia e pastër në Leonit Abazin), por nuk do t’i fal asnjëherë dhe do të reagoj ashpër kundër çdo tendence të qëllimshme dhe e tillë u dok sot. Prishtina ka fond të mjaftueshëm të futbollistëve për të zëvendësuar këdo, por nuk do të përulet e të heshtë duke ngritur zërin në instancat më të larta në organizmin e futbollit tonë”.