Drita ka rimarrë kreun në Superligën e Kosovës në futboll, pasi mposhti Ballkanin 2:0 në Gjilan.
Tashmë ‘bardhekaltërit’ me 21 pikë kryesojnë kampionatin elitar së bashku me rivalët e përbetuar të qytetit, Gjilanin.
Me humbjen ndaj Dritës, Ballkani tashmë bie në pozitën e katërt me 20 pikë.