Klubi i futbollit “Prishtina“, ka shënuar fitore në Gjilan, duke mundur skuadrën nikoqire, Gjilanin, me rezultat 2 – 1, në ndeshjen e javës së 35-të, të parafundit, të Superligës ës Kosovës në futboll, fitore kjo që ka bërë të ketë pikë të mjaftueshme dhe me këtë fitore, pa marrë parasysh rezultatet e xhiros së fundit, skuadra nga kryeqendra ka fituar titullin e kampionit.
Ky titull është i njëmbëdhjeti në histori të klubit, ndërkohë që kur jemi te ndeshja me Gjilanin, e luajtur në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, prishtinasit shënuan të parët përmes Micit nga pika e bardhë, pastaj dyfishuan rezultatin me golin e shënuar nga Zyba, derisa Gjilani shënoi golin e vetëm përmes sulmuesit Çyrbja.
Përndryshe, në xhiron e fundit, të 36-tën, Prishtina pret ballkanin, ndërsa Gjilani luan si mysafirë me Besën. /2LONLINE.com/