Dy ndeshjet e para të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll janë zhvilluar sot, ku skuadra gjilanase, SC Gjilani si mysafirë ka pësuar në fund të ndeshjes nga nikoqiri, skuadra e Prishtinës. Një pjesë të mirë të lojë (nga minuta e 60-të) gjilanasit luajtën me një lojtar më pak, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Melos Bajramit.
Gjilani, ndonëse ishte në disaavantazh, pasi Prishtina kishte shënuar përmes lojtarit Jalen Blesa (42’) dhe poashtu ishte me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Melos Bajramit (60”), megjithatë arriti ta barazonte rezultatin pëmes futbollistiti Redon Ismaili (80’), dhe se kur u mendua që kjo ndeshje do të përfundojë baraz, në minutat shtesë 90’ + 5’, nikoqiri realizoi sërish përmes futbollistit Jalen Blesa, për t’i ndalur të trija pikët për vete dhe lënë gjilanasit duarbosh.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes 2 me 1. SC Gjilani aktualisht është i shtati në tabelë me 11 pikë nga po aqë ndeshje të luajtura.
Në ndeshje tjetër, Fushë Kosova – Malisheva u ndanë paqësisht, duke luajtur pa gola dhe duke ndarë pikët.
Përndryshe, nesër zhvillohen ndeshjet tjera të javës së 11-të, takohen: Drita – Liria, Feronikeli ’74 – Ballkani dhe Dukagjini – Llapi. /2LONLINE/