Klubi i basketbollit, Prishtina ka mposhtur Pejën me rezultat 104-60 në ndeshjen e Superligës së Kosovës. Me 44 pikë diferencë, pejanët pësuan humbjen më të thellë të sezonit.
Dominimi i Prishtinës i nisur që në fillim të takimit, ka vazhduar gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa bardhekaltërit fituan çdo çerek të lojës, përjashto të dytin, që përfundoi baraz: 33-9, 25-25, 19-17 dhe 27-9.
Kujtojmë se Prishtina nuk e kanë pasur në ekip fare dyshen Edmond Azemi e Dardan Berisha që janë suspenduar.