Kryendeshja e javës së 11-të po zhvillohet në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Dritës. Skuadrat shkuan në pushim me barazim, pa gola, ndërsa ndeshja ishte e baraspeshuar.
Gjersa, vendasit nuk treguan shumë nga loja, mysafirët e Dritës kishin më shumë iniciativë, por pa konkretizime.
Pjesa e dytë e takimit pritet të jetë edhe më dinamike, duke marrë parasysh që të dyja klubet janë në kërkim të tri pikëve të arta.