Në dëgjimin publik të mbajtur në Malishevë me banorët edhe të fshatrave Uglarë dhe Capar, u ngritën disa nga problemet serioze me të cilat përballen çdo ditë secili qytetarë, që janë ujërat e zeza të qytetit të Gjilanit që shkarkohen në lumin që kalon nëpër Malishevë e Uglarë dhe që po shkaktonë aromë të padurueshme dhe vërshimet e vazhdueshme prej reshjeve atmosferike e që po bëjnë dëme të mëdha në ekonomitë familjare.
Poashtu nga banorët e këtyre fshatrave u kërkua investime në projekte të infrastrukturës, trafo elektrike, furnizimin me ujë nëpër disa lagje që ka mungesë, zgjerim të rrjetit të kanalizimeve, trotuare për nxënësit që qarkullojnë për në shkollë dhe asfaltimin e disa rrugëve me rëndësi për të gjithë banorët e kësaj ane, në veçanti rruga që lidhë Malishevën me Vërbicën e Kmetocit, që është e një rëndësie të veçantë.
“Ne si qeverisje komunale, u zotuam për të gjetur mundësinë e investimeve në disa projekte me prioritet, nga buxheti komunal si dhe nga grantet e ministrive të qeverisë apo nga donatorët që ka komuna e Gjilanit”, thuhet në komunikatën e Drjetorisë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit.
Më tej thuhet:
Pët vitin tjetër në Uglarë do të investohet një objektin e ri të ambulantës së fshatit, përmes donacionin nga qeverie e Katarit dhe participimit të komunës së Gjilanit, poashtu edhe në Malishevë do të bëhet asfaltimi i disa rrugicave, përmes marrveshjes që ka nënshkruar kryetari i komunës me ministrinë e infrastrukturës.
Ndërsa në planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023 do të ketë projekte të tjera që do të realizohen për Malishevë, Uglarë dhe Caparë.
Qeverisja aktuale në Gjilan është e përkushtuar që në secilin fshat e lagje, të bëjë investime së paku me nga një projekt për vitjn 2023. Pra nuk do të ketë investime selektive duke favorizuar apo anashkaluar ndonjë vendbanim të caktuar. /2LONLINE/