Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan i udhëhequr nga Dr.Arsim Emini Drejtor Ekzekutiv prezantoi Master Planin përpara Bordit, Menaxhmentit të SHSKUK-së dhe Drejtoreshës së LuxDev Dr Afërdita Ademi.
Investime në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të përfituar nga LuxDev – Qeveria e Luxembourg, projekt i cili kap shifrën prej 5 Milion Euro, gjithashtu u prezantuan të arriturat e SPGJ dhe plani zhvillimor institucional 2022-2026.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm- Gjilan, Dr.Arsim Emini tha se jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar bashkëpunimin me Lux-Dev, ku kemi arritur të përfitojmë projektin prej 5 milion investime në SPGJ për qytetarët e Gjilanit -Anamoravës dhe më gjerë.
Disa nga objktivat e menaxhmentit;
Përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.
Sigurimi i burimeve njerzore dhe EVP
Përmirësimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve teknologjike
Fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe menagjeriale
Avansimi i partneriteteve vendor dhe ndërkombëtar.
Jemi të përkushtuar që objektivat tona të përbashkëta ti arrim me rezultate më të mira të mundshme. /2LONLINE/