Edhe Drita edhe Ballkani, dy skuadra këto pretendente për titull kampioni, i kanë zhvilluar sot takimet e tyre të javës së 28-të, të Superligës së Kosovës në futboll, e para ndaj Trepçës ’89 dhe i dyti ndaj Malishevës dhe që të dyja këto takime kanë përfunduar me barazime.
Pra, kjo javë ka sjell dy barazimet dhe ndarje të pikëve, Drita – Trepça ’89 (1:1) dhe Ballkani – Malisheva (2:2).
Takimi në Gjilan u zhvillua në stadiumin ndihmës me bari sintetik, ku skuadra e Dritës nuk ia arrit të bëjë diç më tepër përveç se të arkëtojë vetëm një pikë. Golat në këtë takim i realizuan Krasniqi nga penalltia për t’i kaluar vendësit në epërsi, dhe Fazliu për mysafirët për të barazuar rezultatin.
Të dy golat u shënuan në pjesëlojën e parë (12’ dhe 24), dhe që doli të jenë edhe golat e vetëm në këtë takim.
Ndërsa në takimin tjetër, Ballkani poashtu barazoi, anise deri në minutën e 88-të kishte epërsinë 2:0 (golat u realizuan në minutat 60’ dhe 86’, përmes Harmon dhe Kuc). Mysafirët duket se fundi i këndelli për së mbari dhe me dy realizime, barazuan dhe morën një pikë.(min 88’ dhe 90+4’, përmes Sobowale dhe Maliqit).
Tani renditja tabelare nuk ndryshon në dy vendet e para, Drita është liderë me 56 pikë, ndiqet pas nga Ballkani me 55, duke lënë të hapur, por edhe të paqartë gjithçka rreth titullit kampion. /2LONLINE/