Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka shprehur optimizëm se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të jenë të lira dhe demokratike. Ajo ka thënë se për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 17 mijë vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do ta monitorojnë procesin zgjedhor.
“Presim që procesi zgjedhor i 3 nëntorit do të jetë i rregullt dhe demokratik. Për të pasur një proces të mirëfilltë të gjithë duhet të japin kontribut, duke përfshirë këtu qytetarët, komisionarët, vëzhguesit si dhe partitë politike. Mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit do ta monitorojnë rreth 17 mijë vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë”, ka thënë Daka për “Epokën e re”.