Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka kujtuar 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s.
Presidentja Osmani ka thënë se para 23 viteve, NATO intervenoi për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm të kryer ndaj popullit të Kosovës.
“Ne u mbetemi përjetësisht falënderues aleatëve tanë për mbështetjen e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe demokracisë”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Para 23 viteve, NATO intervenoi për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm të kryer ndaj popullit të Kosovës.
Ne u mbetemi përjetësisht falënderues aleatëve tanë për mbështetjen e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe demokracisë.
Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori të suksesit. /2LONLINE/