Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari i shoqëruar nga oficerë të lartë të FSK-së, kanë pritur sot në vizitë Presidenten e Republikës së Kosovës, njëherësh komandante supreme e FSK-së, znj. Vjosa Osmani – Sadriu.
Qëllimi i vizitës së Presidentes Osmani në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ishte informimi rreth zhvillimeve të fundit në FSK dhe përgatitjet për ushtrimin fushor “ Defender Europe 23”.
Me këtë rast komandanti i FSK-së, gjeneral Jashari së bashku me stafin mbajtën brifing informues dhe e njoftun me detaje rreth përgatitjeve finale që janë duke u bërë në Forcën e Sigurisë së Kosovës për realizimin e ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit, me pjesëmarrje të ushtrive nga disa shtete: Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, Presidentja Osmani është njoftuar edhe për zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe rrugën përpara duke përfshirë implementimin e fazës së dytë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.
Forca e Sigurisë së Kosovës përmes shkollimeve, trajnimeve dhe ushtrimeve të shumta që është duke realizuar për pjesëtarët e saj, ka mundësuar ngritjen dhe avancimin profesional si dhe përfitimin eksperienca të reja sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret . /2LONLINE/