Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ku po mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE.
Mirëpresim ‘Planin e Rritjes’, të prezentuar nga Presidentja Von der Leyen, për të cilin Kosova tashmë ka prezentuar planin konkret për reforma. /2LONLINE/