Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e cila po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë, është takuar me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.
“I shkëlqyeshëm takimi me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Schmid. Përsërita se Kosova qëndron në hap me aleatët në këtë kohë sfiduese dhe e gatshme për të mbështetur qytetarët ukrainas në përpjekjet humanitare globale” ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter. /2LONLINE/