Presidentja e Republikës së Kosovës, në kuadër të vizitës në New York, është takuar me këshilltarin në Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë si dhe bashkëpunimin e mëtejm për ta avancuar integrimin euroatlantik të Kosovës, si një parakusht për stabilitet afatgjatë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, dhe në veçanti përkrahjen e SHBA-ve në procesin e dialogut. Ajo gjithashtu theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. Presidentja Osmani, potencoi nevojën që Serbia t`i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë. /2LONLINE/