Presidentja për iftar në familjen e dëshmorit Nusret Hajdari: Ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e ka përmbyllur vizitën e djeshme të saj në Gjilan, me iftarin në familjen e dëshmorit Nusret Hajdari.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Në përmbyllje të vizitës në Gjilan, në fshatin Dobërçan vizitova familjen e dëshmorit Nusret Hajdari te e cila gjetëm mikëpritjen në iftarin e sontëm dhe uruam që ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë.