Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi, deputetë të këtij subjekti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Safije Shahini Sadiki dhe Hysni Ismaili, si dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Admirim Haliti.
Presidentja Osmani dhe kryetari Gashi kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror. Presidentja Osmani ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse për raportet e mira në mes të dy vendeve.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova llogaritë në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën euroatlantike të Kosovës, sikurse edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. /2LONLINE/