Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta. /2LONLINE/