Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend.
Në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësine e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë. /2LONLINE/