Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat serbe, 23 vjet më parë.
“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra në Reçak, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkruan presidentja osmani në profilin e saj në Osmani në Facebook. /2LONLINE/
POSTIMI:
Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.