Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Lartmadhëria e Tij, Mbreti Charles III për të nderuar trashëgiminë e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.
“Përkrah familjes mbretërore dhe liderëve të tjerë botërorë, morëm pjesë në pritjen e organizuar nga Lartmadhëria e Tij, Mbreti Charles III në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë si dhe për dedikimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka thënë presidentja Osmani. /2LONLINE/