Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Institucionit të Presidentit, sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, z. Bajram Begaj.
Përndryshe, Bajram Begaj do të betohet si president i ri në një seancë të posaçme në Kuvend në orën 18:00. Më pas ai do të drejtohet drejt Presidencës, ku e pret Ilir Meta me një ceremoni shtetërore për t’i dorëzuar detyrën si kryetar shteti. /2LONLINE/