Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat prej sot janë një hap më afër BE-së.
“Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri”, ka thënë Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani, u ka bërë thirrje shteteve anëtarë të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin për liberalizimin e vizave.
“I bëjmë thirrje shteteve anëtare të BE-së që urgjentisht ta zbatojnë vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë!”, ka theksuar Presidentja Osmani. /2LONLINE/