Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Z. Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare. Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës. /2LONLINE/