Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, z.Ahmet Ismaili.
Ajo e ka uruar z. Ismaili për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme.
Sipas Presidentes Osmani, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore.
Ndërkaq z. Ismaili ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent, thuhet në njoftimin e presidencës. /2LONLINE/