Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruan shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza, në qendër të qytetit të Lisbonës, Portugali.
Postimi i plotë i Presidentes:
Tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës, Portugali.
Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza.
Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.
Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi! /2LONLINE/