Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar sot familjen Fetahu në fshatin Talinovc të Ferizajt të cilës i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së anëtarit të saj
Anetari i familjes Fetahu humbi jeten në rrethana tragjike në Hungari.
“Në këto çaste të dhimbjes së thellë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me familjen Fetahu dhe lutjet tona janë me ta”, citohet të ketë thënë Jahjaga.
Në një njoftim për media të presidencës, thuhet se Jahjaga ka thënë se ky rast tragjik nënvizon nevojën që institucionet e Kosovës dhe e gjithë shoqëria të bëjnë çmos për të parandaluar migrimin ilegal të qytetarëve të vendit duke rënë pre e atyre që po përfitojnë në fatkeqësi të tyre