Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka konfirmuar vet Thaçi në një konferencë për medie.
“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetent se gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje. Janë këto momente të vështira për mua dhe familjen time dhe për juve që më keni mbështetur për këto tri dekada në kuadër të përpjekjeve tona për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
Ai ka bërë të ditur se do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment do të jetë në dispozicion të drejtësisë.
për më tepër shih videon:
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/829148217898318