Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga sot në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer. Sipas një njoftimi për media, pas takimit Jahjaga e Maurer do t’i drejtohen mediave.
Zvicra ka njohur Pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt të vitit 2008, kurse një ditë më vonë, të dy shtetet kanë lidhur marrëdhënie diplomatike.