Kf.Gjilani ka mbajtur sot seancën e radhës stërvitore në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Në prag të fillimit të kampionatit 2019/20, i cili fillon më 17 gusht, gjilanasit u duken mjaft të komponuar.
Të gjithë futbollistët dhe ardhjet e reja ishin pjesë e stërvitjes së udhëhequr nga kryetrajneri, Gentjan Mezani.
Ata morën përkrahje edhe nga numri një i klubit, drejtori Florim Zuka. Ky i fundit ishte në seancën stërvitore të së enjtes (15 Gushtit), teksa u dha mbështetjen e plotë stafit drejtues dhe futbollistëve në prag të edicionit të ri.
Gjatë këtij afati kalimtar gjilanasit shpenzuan mbi 2 milionë transferime, ndërsa këtë vit është koha për objektiva të mëdha dhe garat ndërkombëtare.
Gjilanasit në këtë seancë stërvitore u paraqitën me rekuizita të reja sportive “Joma”, të cilat u prezantuan pak orë më parë edhe nga faqja zyrtare e klubit.