Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në një takim të veçantë nga drejtori i CIA-s, Mike Pompeo. Temë kryesore e këtij takimi ishte roli i Kosovës në luftën kundër terrorizmit.
Në këtë aspekt, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe ShBA -ve ka dhënë rezultate konkrete dhe ky bashkëpunim vetëm sa do të intensifikohet në të ardhmen. Presidenti Thaçi tha “Kosova mbetet e përkushtuar në luftë kundër terrorizmit dhe po jep kontributin e vet në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.
http://www.president-ksgov.net/sq/lajme/presidenti-thaci-u-prit-ne-takim-nga-drejtori-i-cia-s-mike-pompeo