Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga z. Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.
Presidenti Thaçi falënderoi z. Soltes që Parlamenti Europian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.
“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u shpreh Presidenti Thaçi.
Z. Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën.
“Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh z. Soltes.
Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-europiane, pro-NATO dhe multi-etnike.
http://www.president-ksgov.net/sq/lajme/presidenti-thaci-priti-vezhguesit-nga-parlamenti-europian-per-zgjedhjet-ne-kosove