Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari, Besim Hasani. Presidenti Thaçi shprehu kënaqësinë që Kosova shënon sivjet debutimin historik në Lojërat Olimpike, në Rio të Brazilit, dhe theksoi mbështetjen për KOK.
“E keni përkrahjen tonë të plotë dhe ju inkurajoj që të vazhdoni përgatitjet intensive për një paraqitje dinjitoze në Lojërat Olimpike”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.
Ndërkaq, kryetari i KOK-ut, Hasani tha se KOK-u i është mirënjohës institucioneve shtetërore për qëndrimin pozitiv ndaj sportit.