DYLON

Kryeministri Mustafa: Kosova e meriton të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim zyrtarët e dy organizatave më të mëdha të futbollit në botë, UEFA-s dhe FIFA-s, të cilët po vizitojnë Kosovën. Gjatë takimit me Senesh Erzik, kryetar i Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gilleron, kryetar i FF-së së Zvicrës, që përfaqësojnë FIFA-n, si dhe Thierry Favre dhe Nicolas Luca përfaqësueses të UEFA-s, kryeministri Isa Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën anëtarësimi në këto dy asociacione të futbollit.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, dhe kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

EkoHigjiena

Kryeministri Isa Mustafa foli për progresin dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të FFK-së dhe institucioneve tjera për ngritjen e infrastrukturës dhe aspekteve tjera që lidhen me krijimin e kushteve për zhvillimin e futbollit kosovar.

Po ashtu, kryeministri Mustafa u shpreh se sporti i Kosovës dhe veçanërisht futbolli, do të kenë përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës, të cilat po punojnë në vazhdimësi për avancimin e sportit, me infrastrukturë moderne, legjislacion dhe subvencionim.

“Federata e Futbollit të Kosovës dhe institucionet tjera kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe ne me të drejtë presim që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe në FIFA, duke u bazuar në rezultatet e arritura, si dhe në nevojën që futbollistët dhe futbolli kosovar të jetë pjesë ë të gjitha garave të organizuara nga këto dy organizata si të gjitha vendet tjera”, tha kryeministri Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.