Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim Konteshën e Ueseksit, Sophie.
Rreth këtij takimi ka njoftuar Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
“Këtë mëngjes, LSM kontesha e Ueseksit u takua me presidentin e Republikës së Kosovës, SHT Hashim Thaçi, në fillimin e vizitës së saj në Kosovë. LSM kontesha e Ueseksit dhe presidenti diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për kompensim përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar”