Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot (e mërkurë) në Prishtinë me Richard Grenell, i cili është angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë-Serbi.
Zyra e Presidentit njofton se prsidenti Thaçi në orën 13:00 e pret në zyrën e tij emisarin e presidentit amerikan Donald Trump.
“Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Grenell e viziton Kosovën për herë të parë, pak ditë pasi ai e mori detyrën e re si i dërguar special i SHBA-së në negociatat mes Kosovës e Serbisë, që janë ndalur qe një vit. I angazhuari i Trumpit është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.