Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar familjen Demaçi e me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë
“Për kontributin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sot familjen Demaçi e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i vendit ka thënë se Demaçi dhe familja e tij u vetëmohuan gjatë tërë jetës për qëllime madhore.